Shtatë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
- Shtatë persona janë vrarë në një sulm izraelit në qytetin Tir në Libanin jugor, bëri të ditur një zyrtar libanez i mbrojtjes civile.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:19, 5 qershor, 2026
Bejrut, 5 qershor (MIA) - Shtatë persona janë vrarë në një sulm izraelit në qytetin Tir në Libanin jugor, bëri të ditur një zyrtar libanez i mbrojtjes civile.
Gjatë sulmit në afërsi të spitalit "Xhabal Amel" humbën jetën katër persona, ndërsa shtatë janë plagosur. Objekti pësoi dëme të vogla.
Në një sulm tjetër në të njëjtin qytet kanë humbur jetën edhe tre persona, ndërsa pesë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, bëri të ditur i njëjti burim.
Ndërkohë, armata izraelite paralajmëroi se do të qëllojë dy objekte të lëvizjes pro-iraniane Hezbollah në veri të lumit Litani dhe bëri thirrje për evakuimin e tre lagjeve rreth 40 kilometra në jug të Bejrutit.
Foto: Arkivi i MIA-s