• e enjte, 17 shtator 2026

Shpërthimi i Etnas shkaktoi dëme prej rreth 24 milionë euro në sektorin turistik të Siçilisë

Shpërthimi i Etnas shkaktoi dëme prej rreth 24 milionë euro në sektorin turistik të Siçilisë

Katanija, 13 gusht 2026 (MIA) - Shpërthimi i vullkanit Etna dhe ndërprerjet serioze të trafikut ajror kanë shkaktuar humbje prej rreth 24 milionë eurosh për sektorin e turizmit të Siçilisë, tregojnë vlerësimeve të shoqatës tregtare "Asoezerçenti" (Assoezercenti).

Aeroporti "Katanija-Fontanarosa" mbetet i mbyllur deri në orën 2 të mëngjesit të premten për shkak të hirit vullkanik. Nga e premtja deri të martën, përfshirë edhe atë të 12 gushtit, u anuluan rreth 700 fluturime, ndërsa më shumë se 400 të tjera u ridrejtuan në aeroporte të tjera ose u riorganizuan.

Pjesa më e madhe e barrës po mbahet nga aeroportet e tjera siçiliane: më shumë se 330 fluturime janë ridrejtuar në Palermo, mbi 100 në Komizo dhe 22 në Trapani. Vetë aeroporti i Komizos gjithashtu u mbyll përkohësisht për rreth 12 orë për shkak të hirit vullkanik.

Dhjetëra mijëra udhëtarë janë goditur nga fluturimet e anuluara dhe të ridrejtuara në kulmin e sezonit turistik të verës, me shumë të detyruar të përdorin shërbimet e autobusëve dhe trenave për t'u larguar nga ishulli.

Deri tani, nuk ka shenja se situata do të normalizohet së shpejti.

"Nuk mund ta dimë se sa do të vazhdojë aktiviteti i Etna", deklaroi Stefano Branka, drejtor i Departamentit të Vullkanologjisë në Institutin Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). Ai shpjegoi se sistemet e vëzhgimit bëjnë të mundur parashikimin e fillimit të aktivitetit vullkanik, por jo përfundimin e tij.

QËNDRONI TË LIDHUR