Shpërthime në Bahrein, aktivizohen sirenat e alarmit në kryeqytetin Manama
- Përsëri u dëgjuan shpërthime në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, pas çka përsëri u shpallën sirenat e sulmeve ajrore.
- Post By Ramize Qamili
- 09:14, 20 korrik, 2026
Manama, 20 korrik 2026 (MIA) - Përsëri u dëgjuan shpërthime në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, pas çka përsëri u shpallën sirenat e sulmeve ajrore.
"Sirenat e alarmit janë aktivizuar. Qytetarët dhe banorët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt", potencohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Bahreinite publikuar përmes rrjetit social "Iks".
Dhe në Kuvajtin fqinj, armata kumtoi se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur dronë iranianë.
Më herët ishte raportuar se sulme u kryen gjatë natës në Kuvajt, Bahrein dhe Jordani, të gjitha vende në të cilat janë të vendosura forcat ushtarake amerikane, mes përshkallëzimit të shtuar rajonal midis SHBA-së dhe Iranit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s