• e diel, 22 shtator 2024

Shpërthim në një minierë në Iran, të paktën 28 të vdekur

Shpërthim në një minierë në Iran, të paktën 28 të vdekur

Teheran, 22 shtator 2024 (MIA) – Të paktën 28 persona humbën jetën nga shpërthimi i metanit në një minierë të qymyrit në provincën iraniane Horasani Jugor, informon sot televizioni shtetëror iranian.

Më parë mediat njoftuan se 12 persona janë lënduar në një shpërthim në minierën iraniane. 

Tridhjetë njerëz ende janë të ngujuar në minierën Madanxho. Në blloqet B dhe C të minierës, të goditura nga shpërthimi, në atë moment gjendeshin gjithsej 69 persona. Vijon operacioni i shpëtimit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR