• e mërkurë, 25 shtator 2024

Sholci: Gjermania nuk do t'i heqë kufizimet e Ukrainës për armë me rreze të gjatë veprimi për gjuajtjen e caqeve në Rusi

Sholci: Gjermania nuk do t'i heqë kufizimet e Ukrainës për armë me rreze të gjatë veprimi për gjuajtjen e caqeve në Rusi

 Nju-Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc edhe një herë ka konfirmuar se Gjermania nuk do të heqë kufizimet e Ukrainës për sulme me armë perëndimore në territorin rus.

 "Është e qartë se ne jemi gjithmonë shumë të fokusuar në mbështetjen e asaj që vërtet ndihmon dhe është e nevojshme... Kjo nënkupton edhe faktin se Gjermania nuk do të heqë kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjata. Kjo nuk varet nga qëndrimi im personal. Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mira për këtë", tha Sholci pak para takimit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Nju-Jork, transmeton Tageshau.

 Në të njëjtën kohë, Sholci i bëri thirrje BE-së që urgjentisht t'i sigurojë Ukrainës ndihmën e premtuar financiare prej 35 miliardë euro.

"Kjo është e rëndësishme që të mund të kontribuojnë edhe miqtë në Kanada, SHBA, Britani të Madhe dhe Japoni, shtoi kancelari gjerman.

 Sholci shtoi se pozicioni i tij nuk do të ndryshohet edhe nëse SHBA heq kufizimet.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR