Shkurtim prej 14 për qind të administratës si masë kursimi në Zelandën e Re
- Qeveria e Qelandës së Re deri nga mesi i vitit 2029 do të shkurtojë pothuajse 14 për qind të të punësuarve në administratën shtetërore, si pjesë të strategjisë për ulje ë konsiderueshme të shpenzimeve, deklaroi sot ministrja e Financave, Nikolla Uillis.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:33, 19 maj, 2026
Uellington, 19 maj 2026 (MIA) - Qeveria e Qelandës së Re deri nga mesi i vitit 2029 do të shkurtojë pothuajse 14 për qind të të punësuarve në administratën shtetërore, si pjesë të strategjisë për ulje ë konsiderueshme të shpenzimeve, deklaroi sot ministrja e Financave, Nikolla Uillis.
Uillis para përfaqësuesve të komunitetit afarist në Ouklend tha se Qeveria gjithashtu do ta ulë buxhetin e shumë agjencive shtetërore në tre vitet në vijim, do ta ulë numrin e reparteve në administratën publike dhe do të kërkojë vendosje më të shpejtë të teknologjisë së inteligjencës artificiale në tërë sektorin.
Ajo theksoi se i tërë plani parasheh kursime prej rreth 1,4 miliardë dollarë.
Sipas saj, në Uellington do të kishte 8.700 më pak nëpunës shtetërorë, ndërsa pjesëmarrja e punonjësve administrativë në popullatën e përgjithshme do të ulej prej 1,2 në një për qind.
"Kjo është e paqëndrueshme, e pakapshme dhe nuk është në pajtim me trendet ndërkombëtare", tha ajo.
Ministrja theksoi se me shkurtimet nuk do të përfshihen mësimdhënësit, armata dhe mjekët.
Masat parashohin edhe ulje të numrit të zyreve dhe agjencive qeveritare.
Sindikatat dhe partitë opozitare i dënuan masat e paralajmëruara. ab/
foto/МIА arkivi