• e mërkurë, 10 qershor 2026

Shkupi nikoqir i Forumit të strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Joniane

Shkupi nikoqir i Forumit të strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Joniane

Shkup, 19 maj 2026 (MIA) - Në Shkup sot zyrtarisht fillon Forumi i 11-të i Strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Joniane (EUSAIR) - "EUSAIR në veprim: nga angazhimi te ndikimi". 

Forumi përfaqëson një ngjarje të nivelit të lartë, në të cilën është parashikuar pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë nga vendet pjesëmarrëse në EUSAIR, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. 

EUSAIR është inicativë e vendeve-anëtare të BE-së, e paraqitur në Komisionin Evropian dhe ka për qëllim promovimin e prosperitetit të qëndrueshëm ekonomik dhe social në rajon. EUSAIR përfshin 10 vende - 4 prej tyre janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian (Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia) dhe 6 vende që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, San Marino, Mali i Zi dhe Serbia). EUSAIR gjithashtu synon të mbështesë procesin e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, të krijojë sinergji dhe të nxisë koordinimin mes të gjitha territoreve në rajonin Adriatiko-Joniane.

Në forum do të trajtohen tema të ndryshme, përfshirë avancimin e zbatimit të Planit të rishikuar të veprimit të EUSAIR, forcimin e bashkëpunimit lidhur me zgjerimin e BE-së, promovimin e përfshirjes së të rinjve, adresimin e sfidave demografike si dhe mbështetjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe integrimit rajonal.

Pas hapjes zyrtare do të fillojë paneli i ministrave dhe kryetarëve të delegacioneve të EUSAIR me temën "Bashkëpunimi makro-rajonal si mjet strategjik për zgjerim – si të formësohet më mirë e ardhmja?" në të cilën është parashikuar fjalimi i zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bekim Sali, Hugo Sobral, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e përgjithshme për politikë rajonale dhe urbane të Komisionit Evropian, Armand Skapi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Millosh Prica, ambasador për detyra të posaçme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Andreja Matellko-Zgombiç, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Tomaso Foti, ministër për çështje evropiane dhe politikë të kohezionit në Itali, Ivan Ivanisheviq, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Kristina Milosavleviq, këshilltare ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Iztok Jarc, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë. qa/

Foto: poster

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR