• e mërkurë, 10 qershor 2026

Shkëndija dhe Sileksi luajnë për Kupën e Maqedonisë në arenën "Todor Proeski"

Shkëndija dhe Sileksi luajnë për Kupën e Maqedonisë në arenën

Shkup, 19 maj 2026 (MIA) - Finalistët e Kupës së futbollit të Maqedonisë, Shkëndija dhe Sileksi të gatshëm e presin ndeshjen për trofeun me vlerë.

Trajneri i kratovasve Aleksandar Vasoski pret duel të vështirë dhe të pasigurt kundër përbërjes me përvojë të Shkëndisë.

"Për ne kjo është ndeshja e sezonës, sepse sjell dalje në Evropë. Shkëndija është kundërshtare me cilësi dhe përvojë, ndoshta edhe në avantazh të vogël për shkak të ndeshjeve evropiane që i ka luajtur. Por, do të përpiqemi t'i shfrytëzojmë të gjitha dobësitë që do të na ofrohen. Cili do të ishte avantazhi i Sileksit? Sipas meje, ajo është që Shkëndija ka luajtur 54 ndeshje këtë sezonë. Dëshiroj një finale të mirë dhe le të fitojë më i miri", deklaroi Vasoski në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp.

Në kampin e Shkëndisë sundon optimizmi para finales, ndërsa trajneri Jeton Beqiri potencoi se ekipi i tij do të hyjë maksimalisht i motivuar.

"Mendoj se Shkendija është në finalen e Kupës pas tetë vitesh dhe ne natyrshëm do të hyjmë në këtë ndeshje në maksimumin tonë dhe si një ekip që dëshiron të luajë më mirë. Kemi respekt për Sileksin, i cili ka luajtur shkëlqyeshëm në dy vitet e fundit. Vitin e kaluar, ata luftuan me ne për titullin deri në raundin e fundit. Nuancat do të vendosin. Mund të kemi një avantazh të vogël nga përvoja jonë evropiane, por në një ndeshje nuk do të thotë asgjë sepse në këto ndeshje një moment vendos gjithmonë. Do të bëjmë çmos për të fituar nesër. Mbi të gjitha, dua një ndeshje të ndershme dhe arbitrim korrekt, kështu që kush është me më shumë fat le të gëzohet në fund", theksoi Beqiri.

Ndeshja është caktuar për nesërmbrëma në ora 20 në Arenën kombëtare "Todor Proeski" në Shkup. mb/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR