• e shtunë, 19 korrik 2025

Shkëmbim i ri i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Shkëmbim i ri i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

 Moskë, 12 qershor 2025 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer robër lufte, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, pa e bërë të ditur numrin e saktë të ushtarëve të shkëmbyer.

"Më 12 qershor të këtij viti, në përputhje me marrëveshjen ruso-ukrainase të arritur më 2 qershor të këtij viti në Stamboll, një grup ushtarësh rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit. Në këmbim, një grup robërish lufte nga forcat e armatosura të Ukrainës u dorëzuan", thekson Ministria ruse e Mbrojtjes në kumtesë.

 Edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi shkëmbimin e ri të të robërve të luftës. Ai theksoi se sot janë shkëmbyer  ushtarët e plagosur rëndë.

 Në raundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të lirojnë të paktën 1.200 robër lufte të plagosur dhe ushtarë nën moshën 25 vjeç dhe të kthejnë mijëra trupa të ushtarëve të vdekur.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR