• e shtunë, 14 nëntor 2026

Shiroka-Pula u betua si presidente e Kosovës

Shiroka-Pula u betua si presidente e Kosovës

Prishtinë, 7 tetor 2026 (MIA) - Justina Shiroka-Pula u betua sot para anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, duke marrë zyrtarisht detyrën si presidente e Republikës së Kosovës.

Betimi i saj pasoi menjëherë pas përfundimit të votimit në Kuvend dhe shpalljes së rezultateve të zgjedhjes së saj.

Para deputetëve të Kosovës, Shiroka-Pula u zotua se do të kryejë detyrat e saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke ruajtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

"Betohem se do t’i kushtoj të gjitha forcat e mia ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe civile, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do t’i kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi të gjitha detyrat e mia. Betohem", tha Shiroka-Pula në betimin e saj. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR