SHBA-ja e kishte verën më të nxehtë në histori
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet patën verën më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare prej rreth 23.5 gradë Celsius, bëri të ditur sot Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Uashington, 10 shtator 2026 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet patën verën më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare prej rreth 23.5 gradë Celsius, bëri të ditur sot Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Temperatura mesatare midis qershorit dhe gushtit ishte tre gradë e gjysmë më e lartë se mesataret e verës gjatë shekullit të 20-të, raportoi i-Bi-e njuz (CBS News).
Nxehtësitë rekorde ka përfshirë ShBA-në perëndimore, malet jugore, fushat jugperëndimore dhe Floridën, ku kanë ndodhur zjarre katastrofike dhe furnizimet me ujë janë pakësuar.
Kalifornia, Nevada, Meksika e Re dhe Kolorado sivjet kanë parë temperaturat më të ngrohta të gushtit të regjistruara ndonjëherë, dhe madje edhe temperatura minimale e natës ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë.
Edhe pse pjesë të vendit u goditën nga stuhitë që sollën shira të rrëmbyeshëm, reshjet në të gjithë ShBA-në këtë verë mbetën nën mesatare, tha raporti i NOAA-s.
Thatësira kishte përfshirë gati 60 për qind nga territori i ShBA-së në fillim të shtatorit.