• e mërkurë, 10 qershor 2026

SHBA-ja anulon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kanadanë

SHBA-ja anulon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kanadanë

Uashington, 19 maj 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së e ndërpret një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kanadanë, kumtoi përfaqësuesi i lartë i Pentagonit.

Vendimi vjen në kushte të tensioneve të shtzara mes dy vendeve fqinje dhe akuzave nga Uashingtoni se Kanadaja nuk i përmbushë obligimet e veta në fushën e mbrojtjes.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i SHBA-së për çështje politike, Elbrixh Kolbi përmes një statusi në rrjetin "X" deklaroi se SHBA-ja po e ngrin punën në kuadër të Këshillit të përbashkët për mbrojtje, sepse Kanadaja, sipas tij, nuk investon mjaftueshëm në kapacitetet e veta mbrojtëse.

Ai shtoi se "dallimi mes retorikës dhe realitetit tashmë nuk mund të injorohet".

Këshilli për mbrojtje është trup bilateral për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Kanadasë, i themeluar në vitin 1940, që ka për qëllim koordinim të politikave të sigurisë dhe atyre mbrojtëse mes dy vendeve, përmes konsultimeve të rregullta mes përfaqësuesve të lartë ushtarak dhe qeveritarë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan pas kthimit të Donald Trampit në pushtet në vitin 2025, për shkak të tarifave të venmdosura tregtare dhe deklaratave të tij lidhur me Kanadanë. ab/

foto/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR