SHBA sistemoi aeroplanë luftarak në Lindjen e Mesme para përfshirjes eventuale në konfliktin izraelito-iranian
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur praninë e tyre ajrore në afërsi të Lindjes së Mesme, para përfshirjes së mundshme direkte në konfliktin izraelito-iranian, njoftoi Skaj Njuz.
- Post By Sara Ademi
- 11:19, 21 qershor, 2025

Uashington, 21 qershor 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur praninë e tyre ajrore në afërsi të Lindjes së Mesme, para përfshirjes së mundshme direkte në konfliktin izraelito-iranian, njoftoi Skaj Njuz.
Sipas të dhënave për ndjekjen e fluturimeve, të paktën 52 aeroplanë luftarak amerikan u regjistruan duke fluturuar mbi Mesdheun lindor drejt Lindjes së Mesme midis të hënës dhe të enjtes.
Midis tyre, 25 aeroplanë u ulën në ishullin grek të Kretës, një rritje e tetëfishtë në krahasim me fillimin e muajit, raportoi Skaj njuz.
Nga numri i përgjithshëm i aeroplanëve, 32 janë përdorur për transportin e trupave dhe pajisjeve, 18 për furnizim me karburant gjatë fluturimit, ndërsa dy janë klasifikuar si zbulues.
Të dhënat nuk përfshijnë aeroplanët luftarakë, fluturimet e të cilëve zakonisht kryhen pa shpallur publikisht vendndodhjen e tyre.
Megjithatë, Skaj Njuz raportoi se 12 luftëtarë F-35 u fotografuan duke fluturuar nga Britania e Madhe në Lindjen e Mesme.
Në të njëjtën kohë, ka pasur një rritje të konsiderueshme në trafikun ushtarak amerikan përmes Britanisë së Madhe.
Tre baza kryesore ushtarake britanike regjistruan 63 ulje ushtarake amerikane midis 16 dhe 19 qershorit - dyfishi i numrit në javët e mëparshme.
Aeroplanët transportues C-17 Globemaster III dhe C-130 Hercules u ulën në aeroportin Prestvik të Glazgou të enjten.
Eksperti i sigurisë Forbs Mekenzi tha se vendosja tregon një "rritje sistematike të aftësive ushtarake" në rajon, të ngjashme me të cilat nuk janë parë kurrë më parë. sa/
foto: EPA