• e premte, 14 gusht 2026

SHBA ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Iranit pasi humbën jetën ushtarë amerikan në Jordani

SHBA ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Iranit pasi humbën jetën ushtarë amerikan në Jordani

Uashington, 19 korrik 2026 (MIA) - SHBA ka kryer dje sulme të reja ajrore ndaj objektivave në Iran, njoftoi Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane (CENTKOM).

Sipas kumtesës, sulmet kishin për qëllim ndëshkimin e menjëhershëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani në një sulm iranian të premten.

Nga CENTKOM njoftuan se sulmet kishin për qëllim gjithashtu të zvogëlonin më tej aftësinë e Iranit për të ndërprerë trafikun e cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme.

Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se forcat amerikane kryen sulme pranë qytetit jugor iranian të Sirikut mbrëmë.

Forcat e Mbrojtjes njoftuan dje se dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë një operacioni të përbashkët nga forcat amerikane dhe partnere kundër një sulmi iranian me raketa balistike dhe dronë. Një ushtar është i zhdukur, ndërsa katër të tjerë u shtruan në spital në Jordani dhe u liruan pasi morën trajtim. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR