• e premte, 14 gusht 2026

SHBA: 50 milionë njerëz të prekur nga fatkeqësitë atmosferike dhe tymi nga zjarret në Kanada

SHBA: 50 milionë njerëz të prekur nga fatkeqësitë atmosferike dhe tymi nga zjarret në Kanada

Uashington, 19 korrik 2026 (MIA) - Më shumë se 50 milionë banorë të SHBA-së verilindore dhe rajonit të Atlantikut të Mesëm janë në rrezik nga moti i keq, ndërsa tymi nga zjarret në Kanada vazhdon të përkeqësojë cilësinë e ajrit, raportojnë mediat amerikane.

Një paralajmërim për mot të keq është lëshuar për luginën e lumit Ohajo, përmes Atlantikut të Mesëm dhe në Verilindje, raporton Si-Bi-Es Njuz. Erëra të forta, breshër i madh, përmbytje të menjëhershme dhe mundësia e tornadove të izoluara priten në Nju Jork, Uashington, Filadelfia, Pitsburg dhe Klivlend.

Një paralajmërim për tornado është lëshuar për Filadelfian dhe Uashingtonin, deri në orën 21 të mbrëmjes sipas orës lokale, me rrezik dëmesh EF-2. Në të njëjtën kohë, Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se ekziston një rrezik serioz i përmbytjeve të menjëhershme lokale nga Uashingtoni në Boston, ndërsa një front i ftohtë afrohet, me pritshmëri për valë të tjera të njëpasnjëshme me stuhi të forta.

Një paralajmërim për përmbytje ishte tashmë në fuqi në Nju-Jork, ndërsa qyteti përgatitej për erëra të forta. Megjithatë, meteorologët presin që fronti i ftohtë që pritet në ditët në vijim të përmirësojë gradualisht cilësinë e ajrit, i cili është prekur prej ditësh nga tymi nga zjarret e mëdha që kanë shpërthyer në verilindje të Kanadasë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR