Shahbaz Sharif: Është arritur pajtueshmëri për tekstin për marrëveshje të paqes ShBA dhe Iran
- Kryeministri i Pakistanit, Shahbaz Sharif njoftoi sot në rrjetin social "Iks" se është arritur pajtueshmëri për tekstin e marrëveshjes së paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Islamabad, 12 qershor 2026 (MIA) - Kryeministri i Pakistanit, Shahbaz Sharif njoftoi sot në rrjetin social "Iks" se është arritur pajtueshmëri për tekstin e marrëveshjes së paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
"Paqja nuk ka qenë kurrë më afër se sot", tha kryeministri pakistanez në njoftimin e tij.
Sharif shtoi se Islamabadi vazhdon të punojë në mënyrë aktive me të dyja palët negociuese për të finalizuar me sukses hapat e mëtejshëm konkretë të procesit.
Foto: Arkivi i MIA-s