• e hënë, 16 nëntor 2026

Shënohet Dita ndërkombëtare e personave me paralizë cerebrale: Mbështetja nga të gjithë aktorët politikë për personat me aftësi të kufizuara e bën vendin më të fortë

Shënohet Dita ndërkombëtare e personave me paralizë cerebrale: Mbështetja nga të gjithë aktorët politikë për personat me aftësi të kufizuara e bën vendin më të fortë

Shkup, 6 tetor 2026 (MIA) - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me paralizë cerebrale - 6 tetor, Shoqata e prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale në Shkup sot mbajti një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të Qytetit të Shkupit, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe institucioneve të tjera, si dhe zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë dhe kryetarja e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Miteva tha se Unioni i grave do të jetë gjithmonë partner dhe bashkëluftëtar në çdo betejë të kësaj kategorie qytetarësh.

"Dua që ta dini se në Unionin e grave gjithmonë do të keni mikun më të mirë, bashkëpunëtorin, mbështetjen më të madhe. Kur të më pyesin - a ia vlen gjithçka që bëjmë, unë sigurisht do të them se ia vlen, sepse ju jeni forca jonë. Sepse me çdo iniciativë, masë, propozim më të mirë që do të rezultojë nga bashkëpunimi i përbashkët - këto janë lidhjet më të forta të solidaritetit. Nuk ka luftë midis jush dhe nesh, ne do ta ecim rrugën së bashku", theksoi Miteva.

Kryetarja e Shoqatës së prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale - Shkup, Marina Bilbilovska, poashtu dërgoi një porosi.

"Sot, shënojmë Ditën ndërkombëtare të personave me paralizë cerebrale dhe qëndrojmë para jush me nder të veçantë, por edhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, si prindër dhe si pjesë e kësaj shoqërie. 6 tetori nuk është vetëm një datë në kalendar. Është dita kur dërgojmë një mesazh të fortë se personat me paralizë cerebrale nuk janë vetëm një statistikë. Ata janë persona me emër dhe mbiemër dhe anëtarë të barabartë të kësaj shoqërie, persona me ëndrrat, aftësitë, dëshirat, talentet e tyre dhe të drejtën për një jetë dinjitoze. Paraliza cerebrale nuk është pengesë për vlerën njerëzore. Nuk është një masë e aftësive dhe nuk duhet të jetë një arsye për përjashtim, neglizhencë ose diskriminim. Diversiteti ynë nuk duhet të jetë një arsye për distancim, por një rast për mirëkuptim, respekt dhe humanizëm më të madh", tha Bilbilovska.

Shoqata, siç theksoi ajo, kërkon qasje në objektet publike, kujdes shëndetësor cilësor, rehabilitim, arsim, punësim, sigurime sociale dhe mundësi për jetë të pavarur. Këto, thonë ato, nuk janë privilegje, por të drejta themelore që çdo person duhet t'i gëzojë.

Kryetarja e Shoqatës, Bilbilovska në fund i falënderoi të pranishmit edhe një herë për, siç tha ajo, "mbështetjen vetëmohuese dhe përkushtimin e ndërsjellë të plotë dhe të qartë".

"Jeta është si një piano. Tastet e zeza janë ditët e këqija dhe tastet e bardha janë ditët e mira, por ne kemi nevojë për të dyja për të krijuar muzikë. Prandaj, mos kini frikë nga diversiteti. Frika juaj është vetëm një produkt i mungesës suaj të informacionit. Së bashku jemi më të fortë!, theksoi Bilbilovska.

Foto: Shoqata e prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale

 

QËNDRONI TË LIDHUR