• e shtunë, 21 shtator 2024

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të Leucemisë kronike mieloide

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të Leucemisë kronike mieloide

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Dita Ndërkombëtare e LMK (Leucemisë kronike mieloide) dhe shtatori si muaj kushtuar për ngritjen dhe vetëdijen për kancerin në gjak sot do të shënohet në bibliotekën "Drugarçe".

Sipas programit, fjalim dë të ketë ministri i Shëndetësisë Arben Taravar, Pepo Levi nga Shoqata e pacientëve me LKM, mjekë nga Klinika universitare për hematologji, përfaqësues nga Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje hematologjike dhe kujdestarëve të tyre - HEMA - ONKO.

Shtatori si muaji i ngritjes dhe vetëdijes për kancerin e gjakut është një ngjarje globale kushtuar ndërgjegjësimit për një nga llojet më të zakonshme dhe kërcënuese të kancerit në botë - kancerin e gjakut (limfoma, mieloma, leukemia, neoplazitë mieloproliferative, etj.)

"Ngritja për vetëdijen e kancerit të gjakut, njohja e shenjave dhe simptomave të para mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e diagnozës së hershme që nënkupton një rezultat më të mirë në trajtim. Ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për të gjithë njerëzit që vuajnë nga një lloj kanceri i gjakut, në mënyrë që ata të dinë se nuk janë vetëm, se dëgjohen dhe kuptohen. Jemi të vetëdijshëm se të sëmurët ende nuk e kanë gamën e nevojshme të barnave, ndërsa në procesin e trajtimit ka barriera dhe mangësi të shumta, prandaj apelojmë tek organet kompetente shëndetësore që bashkërisht të përpiqen t'i zgjidhin problemet e këtij grupi të pacientëve me këto lloj të sëmundjeve kërcënuese për jetën dhe për të mundësuar qasje në terapi moderne pa diskriminim, për secilin qytetar të vendit tonë", informon Shoqata HEMA – ONKO. rq/

Foto: HEMO - ONKO

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR