Senatori Xhonson në seancën e fundit dëgjimore: Opinioni publik mbetet i pavetëdijshëm për toksicitetin gjenetik dhe kardiovaskular dhe kancerogjenitetin e vaksinave mRNA kundër Kovidit.
- Po flasim për mekanizma të besueshëm me anë të të cilëve vaksinat kundër kovidit mund të shkaktojnë kancer dhe për sulme ndaj botimeve shkencore dhe kërkimeve që lidhen me të. Edhe pse këto mund të duken si dy tema të palidhura, shqyrtimi i tyre së bashku do të ndihmojë në shpjegimin pse kaq shumë pjesë e madhe e opinionit publik mbetet i pavetëdijshëm për ngjarjet serioze negative të shkaktuara nga vaksinat kundër Kovid mRNA, tha në seancën e fundit dëgjimore në Senatin amerikan të mbajtur pardje, senatori Ron Xhonson, i cili është kryetar i Nënkomitetit për hetime.
Uashington, 5 qershor 2026 (MIA) - Po flasim për mekanizma të besueshëm me anë të të cilëve vaksinat kundër kovidit mund të shkaktojnë kancer dhe për sulme ndaj botimeve shkencore dhe kërkimeve që lidhen me të. Edhe pse këto mund të duken si dy tema të palidhura, shqyrtimi i tyre së bashku do të ndihmojë në shpjegimin pse kaq shumë pjesë e madhe e opinionit publik mbetet i pavetëdijshëm për ngjarjet serioze negative të shkaktuara nga vaksinat kundër Kovid mRNA, tha në seancën e fundit dëgjimore në Senatin amerikan të mbajtur pardje, senatori Ron Xhonson, i cili është kryetar i Nënkomitetit për hetime.
Në hyrje të fjalimit, ai theksoi se në prill, Nënkomiteti mbajti një seancë tjetër dëgjimore dhe publikoi një raport që zbuloi se si zyrtarë të lartë në Agjencinë amerikane Federale të Barnave (FDA) vendosën të përdorin një algoritëm monitorimi të sigurisë që ata e dinin se do të fshihte, dhe i fshihnin, sinjalet e sigurisë për ngjarje jashtëzakonisht serioze negative, përfshirë vdekjen e papritur. Ai shtoi se ky është një zbulim tronditës që, për fat të keq, u hodh poshtë nga anëtari kryesor i Nënkomitetit dhe u injorua plotësisht nga media tradicionale kryesore.
"Prandaj, nuk duhet të jetë çudi që gjatë pandemisë, trajtimet alternative me ilaçe gjenerike të lira dhe të sigurta jo vetëm që janë shtypur, por janë sabotuar në mënyrë aktive në favor të terapisë eksperimentale gjenike të papërgjegjshme dhe me fitim të lartë. Fakti që të gjitha institucionet që përfitojnë nga kompanitë e mëdha farmaceutike kanë promovuar në mënyrë aktive terapinë eksperimentale gjenike është arsyeja pse ato tani po punojnë kaq shumë për të mbuluar realitetin e dëmeve të shkaktuara nga vaksinat KOVID mRNA", tha Xhonson.
Dëshmia e dhënë në seancën dëgjimore të prillit, tha Xhonson, përshkruan studime sigurie që nuk u kryen mbi vaksinat KOVID para autorizimit të përdorimit emergjent dhe më vonë miratimit të plotë.
"Kjo listë e studimeve të lëna jashtë duhet t'i shokojë të gjithë. Përsëri, kjo u tha në dëshmi: ndërveprimet e ilaçeve, toksiciteti kardiovaskular, toksiciteti i sistemit nervor qendror, toksiciteti i organeve të tjera, toksiciteti i gjakut, gjenotoksiciteti dhe kancerogjeniteti. Ato studime nuk u kryen. Nuk jam i sigurt nëse u kryen edhe sot, sepse produkti është miratuar tashmë. Ne thjesht nuk duam ta dimë tani", u shpreh Xhonson.
Ai shtoi se mediat tradicionale kryesore, autoritetet federale shëndetësore dhe establishmenti mjekësor vazhdojnë të injorojnë dhe mbulojnë gënjeshtrat që janë thënë dhe dëmet që janë shkaktuar nga qeveritë në përgjigjen e tyre ndaj koronavirusit, ndërsa vetëm mediat alternative po e përhapin të vërtetën tek një pjesë gjithnjë e në rritje e publikut global.
"Si rezultat, besimi në këto institucione po ulet. E vetmja mënyrë për të rivendosur atë besim të humbur është që e vërteta të pranohet përmes një procesi përballjeje publike dhe llogaridhënieje. Seancat dëgjimore që po mbaj synojnë të kontribuojnë në atë proces", theksoi Xhonson, duke hapur seancën e re dëgjimore të Senatit të mbajtur më 3 qershor.
Këtë herë, me dëshmitë e tyre morën pjesë:
-Dr. Angus Dalglish, prof. në Onkologji,
-Dr. Uafik El-Deiri (drejtor, Qendra e Kancerit Legoreta, Universiteti Braun),
-Dr. Sabine Hazan (drejtoreshë ekzekutive, ProgenaBiom)
-Dr. Saskia Mostert
-Dr. Asim Malhotra (kardiolog konsulent, Klinika HUM2N)
-Dr. Xhuli Gralou (drejtoreshë kryesore e mjekësisë, ASCO)
-Tamika Felder (dëshmi e të një të mbijetuare nga kanceri). mb/