• e hënë, 08 qershor 2026

Senati miratoi Rezolutë për kufizim të autorizimeve ushtarake të presidentit të SHBA-së

Senati miratoi Rezolutë për kufizim të autorizimeve ushtarake të presidentit të SHBA-së

Uashington, 20 maj 2026 (MIA) - Senati amerikan mbrëmë mriatoi rezolutë për autorizimet ushtarake të presidentit të SHBA-së, me të cilën praktikisht do të prëfundohej lufta me Iranin përveç nëse presidenti Donald Tramp nuk merr miratim nga Kongresi i SHBA-së.

Rezoluta u miratua me 50 vota "për" dhe 47 "kundër", me ç'rast katër republikanë votuan së bashku me demokratët në mbështetje të masës.

Rezultati paraqet fitore për ligjvënësit të cilët konsiderojnë se Kongresi, dhe jo presidenti, duhet të ketë autorizime për të dërguar trupa amerikane në luftë, siç është paraparë në Kushtetutën amerikane.

Megjithatë, rezoluta fillimisht duhet të kalojë nëpër procedura të tjera ligjvënëse, përfshirë edhe votimin në Dhomën përfaqësuese ku shumicën e kanë republikanët, ndërkaq këtu është edhe instrumenti - vetoja presidenciale.

Senatori Tim Kejn, i cili është propozues i rezolutës, deklaroi se ndërprerja aktuale e zjarrit lë mundësi të Trampi t'i arsyetojë argumentet e veta para Kongresit. ab/

foto/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR