• e hënë, 17 nëntor 2025

Sekretari i përgjithshëm i KB-së ndjen "lehtësim të thellë" për shkak të lirimit të pengjëve në Gazë

Sekretari i përgjithshëm i KB-së ndjen

Nju-Jork, 13 tetor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e ka përshëndetur lirimin e pengjëve të fundit të gjallë izraelitë, të cilët janë mbajtur në Rripin e Gazës.

Guteresh deklaroi se ndjen "lehtësim të thellë" që këta persona, të cilët kanë duruar "vuajtje të mëdha", e kanë kthyer lirinë e tyre dhe së shpejti sërish do të bashkohen me familjet e tyre, ka shkruar ai në "X".

Shefi i KB-së sërish ka bërë thirrje në kthimin e eshtrave të pengjëve, të cilët janë vrarë në Gazë.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të ndërlidhen me përparimin e paradokohshëm dhe t'i përmbushin obligimet e tyre sipas marrëveshjes për armëpushim, me qëllim që "t'i jepet fund makthit në Gazë". 

Guteresh deklaroi se KB-ja i përkrah të gjitha përpjekjet për përfundimin e konfliktit në Gazë dhe për zbutjen e vuajtjeve të civilëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR