• e martë, 08 korrik 2025

Seancë e Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar situatës në Iran

Seancë e Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar situatës në Iran

 Nju-Jork, 13 qershor 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë kushtuar situatës në Iran pas sulmit nga Izraeli.

 Ndërkohë, kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se ai do të flasë sot në telefon me presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trampin dhe Vladimir Putinin.

 Sipas mediave amerikane, Tramp tshmë ka folur me homologun francez Emanuel Makronin.

 Paraprakisht, zëdhënësi i qeverisë gjermane deklaroi se kancelari Fridrih Merc në telefon ka folur me Makronin dhe kryeministrin britanik Kir Starmer. Të tre liderët ranë dakord të "mbeten në kontakt të ngushtë" për hapat e mëtejshëm.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR