• e martë, 27 gusht 2024

Seancë е Këshillit gjyqësor (drejtpërdrejt)

Seancë е Këshillit gjyqësor (drejtpërdrejt)

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e mban seancën e 496-të, në rend dite të së cilës janë disa pika mes të cilave edhe shpallja për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Themelore Gjevgjeli dhe miratimi i rregulloreve për shfrytëzimin e telefonit celular dhe automjeteve motorike zyrtare nga parku vozitës i Këshillit.

Krahas miratimit të procesverbalit nga seanca e 491-të, në seancën e sotme është parashikuar edhe vërtetimi i ndëprerjes së funksionit të gjykatësit për shkak të plotësimit të kushteve për pension të moshës dhe konstatimin e ndërprerjes së U.D. kryetar i Gjykatës Themelore Veles dhe miratimin e vendimit për përcaktimin e U.D. kryetar i Gjykatës Themelore Veles.

Në seancë do të vendoset edhe për shkarkimin e gjyqtarëve të trupit gjykues në Gjykatën Themelore Kumanovë dhe Gjykatën Themelore Gjevgjeli dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve të trupit gjykues të Gjykatës Themelore Gjevgjeli, si dhe për vendosje rreth kërkesës për jetë të ndarë të gjyqtarit.

Shqyrtimi i raporteve për plotësimin e kritereve për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Koçanit, Gjykatës Themelore të Ohrit, Gjykatës Themelore të Radovishit dhe Gjykatës Themelore të Strumicës, shqyrtimi i njoftimit për referimin e përkohshëm të gjyqtarit në Gjykatën Themelore e Strugës dhe shqyrtimi i mundësisë së kryerjes së testit psikologjik dhe testit të integritetit, janë[ gjithashtu pjesë e pikave në rendin e ditës.

Në fund të seancës është paraparë të diskutohet për peticionet dhe ankesat e qytetarëve dhe personave juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, të dorëzuara në Këshillin Gjyqësor, si dhe për miratimin e Vendimit për ndryshim të kërkuesit për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe formimin e komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës. mb/

Foto: MIA

ФОТО: МИА Архива 

QËNDRONI TË LIDHUR