• e enjte, 15 tetor 2026

Saveski: Lënda "Mazuti" është në Prokurorinë e lartë publike, ndërsa "spiunazhi në kabinetin e presidentes" është në fazë përfundimtare

Saveski: Lënda

Shkup, 11 qershor (MIA) - Prokurori publik Nenad Saveski deklaroi se mbetet në qëndrimin parimor për të mos komentuar deklarata politike, por theksoi se komunikimi me pushtetin ekzekutiv, përfshirë edhe kontaktet me kryeminitrin, nuk e konsideron si kontestues dhe potencoi se ajo nuk ndikon në pavarësinë e vendimmarrjes. Në kontekst të kritikave të shtuara publike dhe deklaratave nga kreu politik për punën e prokurorisë, Saveski theksoi se pritjet për rezultate janë legjitime, por se pavarësia e institucionit është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje. Paralelisht, informoi se hetimi për rastin me spiunazhin në kabinetin e presidentes është në fazë përfundimtare, përderisa lënda "Mazuti" është në procedurë para Prokurorisë së lartë publike, nga ku pritet vendim në afat të paraparë me ligj.

Ende qëndroj në atë se nuk do të komentoj deklarata të politikanëve, përfshirë edhe funksionarëve, apo konkretissht kryetarin e Qeverisë. Megjithatë, siç thashë edhe më parë, secili ka të drejtë t'i paraqesë qëndrimet e veta, ndërssa ne kemi obligim t'i përmbushsim pritjet dhe të japim rezultate, që është plotësisht e natyrshme", deklaroi Saveski.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit se "durimin e ka nmga fundi", si dhe të drejtën e tij për të komunikuar me prokurorinë, Saveski tha se nuk sheh asgjë kontestuese në atë komunikim.

"Nuk e di deri në cilën masë është kompetenca e kryeministrit – krahas të tjerave, të paraqitet tek prokurori publik, megjithatë, si edhe secili që ka të drejtë të më paraqitet, m'u paraqit kryeministri, përkatësisht kryteari i Qeverisë, dhe këtu nuk shoh asgjë kontestuese. Kam cekur edhe në deklaratat e mia të mëparshme se gjithmonë jam për bashkëpunim mes institucioneve. Në këtë rast, komunikimi mes Prokurorisë publike dhe institucioneve të tjera është i nevojshëm, me qëllim të arritjes së rezultateve. Ndërkaq që rë arrihen rezultate, është e nevojshme të sigurohen edhe kushte. Në masë të madhe, mu pushteti ekzekutiv që për detyrë të sigurojë kushte për punën e prokurorëve publikë", tha Saveski.

Ai e hodhi poshtë mundësinë që komunikimet e këtilla të ndikojnë në pavarësinë e Prokurorisë.

Lidhur me lëndët aktuale, Saveski informoi se hetimi për rastin me spiunazhin në kabinetin e presidentes është në fazë përfundimtare.

"Më e reja është se pati takim me hetuesit, përkatësisht me hetuesit nga MPB-ja dhe ekipi i hetuesve i cili punon në këtë rast në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupssionit. Pati takim koordinues në të cilin mora pjesë edhe unë. U përgatit plan për veprime të mëtutjehme hetuese. Sipas informatave në të cilat pata qasje, si nga kompetenca e prokurorit publik, ashtu edhe nga hetuesit, veprimet hetuese janë në fazë përfundimtare, kështu që konsideroj se për një kohë të shkurtë do të ketë vendim të prokurorisë lidhur me atë rast", tha ai, duke hstuar se video incizimet janë dorëzuar dhe janë lëndë e analizës.

Për lëndën "Mazuti" ndërkaq theksoi se për momentin është në Prokurorinë e lartë publike Shkup.

"Informata e fundit që e kam është se lënda tashmë është dorëzuar, edhe si lëndë fizike, nga ana e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar në Prokurorinë e lartë publike Shkup. Afati relativ prej 30 ditëve akoma po rrjedhë, kështu që pres në afat të caktuar, që i nevojitet prokurorit kompetent të lartë publik, do të sillet vendim i prokurorisë publike dhe opinioni do të informohet në mënyrë adekuate", theksoi ai në deklaratl për mediumet pas mbledhjes së sotme të Këshillit të prokurorëve publikë. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR