• e hënë, 13 korrik 2026

Saveski dhe Palminetri në takim për përforcim të bashkëpunimit në sundimin e drejtësisë

Saveski dhe Palminetri në takim për përforcim të bashkëpunimit në sundimin e drejtësisë

Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Prokurori publik, Nenad Saveski ka realizuar takim me ambasadorin italian Paolo Palminteri, në të cilin është diskutuar bashkëpunimi midis dy vendeve dhe mbështetjen e Italisë në fushën e sundimit të ligjit. Prokuroria Publike njoftoi se në takim janë diskutuar edhe sfidat me të cilat përballet prokuroria.

"Bashkëpunimi i Prokurorisë Publike me Republikën e Italisë është i gjerë dhe Italia, si një nga mbështetëset më të forta të Maqedonisë në BE, është shumë e interesuar për sundimin e ligjit", thuhet në deklaratë.

Ambasadori italian prezantoi aktivitetet e deritanishme, duke përfshirë memorandumet ndërinstitucionale për luftimin e krimit mjedisor dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe për aktivitetet e ardhshme, mungesën e prokurorëve publikë dhe burimeve, si dhe detyrimet e axhendës së reformave.

"Saveski dhe Palminteri ranë dakord se stabiliteti evropian varet edhe nga stabiliteti dhe siguria e këtij rajoni, sepse rrjetet kriminale janë të ndërlidhura", thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se Italia është e gatshme të forcojë mbështetjen për prokurorinë, duke marrë parasysh se sundimi i ligjit është një pjesë kyçe e procesit të pranimit në BE. mb/

Foto: PTHP

 

QËNDRONI TË LIDHUR