• e premte, 04 shtator 2026

Saveski: Biseda telefonike me kryeministrin nuk e përjetova si presion

Saveski: Biseda telefonike me kryeministrin nuk e përjetova si presion

Shkup, 17 qershor 2026 (MIA) - Prokurori publik Nenad Saveski deklaroi se biseda telefonike me kryeministrin në lidhje me rastin “Mazut” nuk e përjetoi si presion, duke vlerësuar se ishte një interes që rrjedh nga roli institucional i Qeverisë. 

Në një intervistë për Telma, Saveski theksoi se ai përgjigjet në çdo telefonatë dhe se në këtë bisedë të veçantë nuk i është kërkuar të japë raporte ose detaje për lëndën.

Ai shpjegoi se e lidh interesin e kryeministrit me faktin se kompania shtetërore e energjisë ESM është një entitet juridik shtetëror dhe si i tillë mund të ketë interes në rezultatin e procedurës.

Saveski shtoi se nuk ndjeu asnjë element në komunikim që do të tregonte presion mbi punën e prokurorit, duke vlerësuar se ishte një "reagim i natyrshëm" i një zyrtari që ka interes në një çështje që lidhet me kapitalin shtetëror. rq/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR