• e diel, 18 maj 2025

Sane refuzoi 100 milionë euro nga Al-Itihad

Sane refuzoi 100 milionë euro nga Al-Itihad

Mynih, 29 prill 2025 (MIA) - Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Liroj Sane e ka refuzuar ofertën që t'i bashkangjitet klubit Al-Itihad nga Arabia Saudite, njoftoi "Sky Sports".

Thuhet se Al-Itihad futbollistit i ka ofruar kontratë katërvjeçare për gjithsej 100 milionë euro, por Sane ka zgjedhur të mbetet në Bajern dhe planifikon të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Gjatë dy javëve të ardhshme pritet Sane të lidh kontratë të re me bavarezët deri në vitin 2028. Sipas kusheteve të kontratës, Sane do të merr pagë bazë prej 10 milionë euro për një sezon, e cila mund të rritet në 14 milionë dhe 16 milionë euro me bonuse.

Sane luan për Bajernin nga viti 2020. Këtë sezon ka luajtur 42 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe pesë asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR