• e mërkurë, 22 korrik 2026
Salmon i pjekur në furrë

Nëse po kërkoni një vakt të thjeshtë, por të shijshëm dhe ushqyes, salmoni i pjekur në furrë është zgjidhje e duhur. Përgatitja është e lehtë kurse rezultati është perfekt për një drekë të përditshme.

Përbërësit:

2 fileto salmoni

kripë sipas dëshirës

piper i zi i sapobluar sipas dëshirës

1 dl verë e bardhë (vera mund te zëvendësohet me ujë)

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 degë rozmarinë të freskët

1 limon

Përgatitja:

Hidhni krip dhe piper në filetot e salmonit. Ndërkohë, ngrohni furrën në 220 °C dhe përgatitni marinimin: përzieni vajin e ullirit, verën e bardhë ose ujin, kripën dhe piperin në një enë. Vendosni letër pjekjeje në një enë pjekjeje, renditni filetot e salmonit, hidhni përzierjen mbi salmon dhe vendosni feta të holla limoni sipër.

Piqeni në furrë të parangrohur në 220 °C për rreth 20–25 minuta. Shërbejeni salmonin të ngrohtë, me një sallatë të freskët. Për më shumë shije, shtoni një degë rozmarine dhe disa pika vaj ulliri para se ta servirni.

 

FOTO: Magnific

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR