• e martë, 11 nëntor 2025

Së paku 47 persona e humbën jetën në Nepal nga rrëshqitjet e dheut, goditjeve të rrufeve dhe vërshimeve të shkaktuara nga shirat monsunike

Së paku 47 persona e humbën jetën në Nepal nga rrëshqitjet e dheut, goditjeve të rrufeve dhe vërshimeve të shkaktuara nga shirat monsunike

Katmandu, 5 tetor 2025 (MIA) - Së paku 47 persona e humbën jetën në Nepal nga rrëshqitja e dheut dhe katastrofave të ndryshme natyrore të shkaktuara nga reshjet monsunike të shiut.

Zëdhënësi i policisë së Nepalit, Binod Gimire, kumtoi se shumica e të pësuarve janë në qarkun Ilam në Nepalin lindor, ku ndodhën disa rrëshiqtje të dheut.

"Gjithsej 37 persona e humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në Ilam, përderisa viktimat e tjera janë nga godtjet e rrufeve dhe vërshimet e përnjëhershme", tha Gimire, duke shtuar se së paku gjashtë persona ende konsiderohen të zhdukur në mbarë vendin.

Reshjet e rrëmbyeshme i pengojnë pëpjekjet shpëtimtare, me ç'rast shumë rrugë janë vërshuar apo bllokuar nga balta. Të gjitha fluturimet vendore janë ndërprerë për shkak të motit të lig dhe dukshmërisë jo të mirë.

Mbyllja e rrugëve përputhet me kthimin e qindra mijë nepalasve në Karmandu nga festimet në Dashain, festivali më i madh në Nepal. Reshjet e vonshme të shirave monsunike në Katmandu shkaktuan rritje të niveleve të lumenjve të cilat vërshuan mijëra shtëpi.

Rrëshqitja e dheut dhe vërshimet janë të zakonshme në kombin e Himalajeve gjatë sezonit të shirave, me ç'rast çdo vit marrin jetën e qindra njerëzve. ab/

 

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR