Rute: Reduktohet numri i ushtarëve të KFOR-it
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se do të reduktohet numri i trupave në misionin paqeruajtës të Aleancës në Kosovë (KFOR) dhe do të ketë prej 3.000 deri në 3.500 ushtarë.
- Post By Ramize Qamili
- 19:59, 17 qershor, 2026
Bruksel, 17 qershor 2026 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se do të reduktohet numri i trupave në misionin paqeruajtës të Aleancës në Kosovë (KFOR) dhe do të ketë prej 3.000 deri në 3.500 ushtarë.
Ai theksoi se ulja e numrit të ushtarëve të KFOR-it është pozitiv, pasi situata në Kosovë po përmirësohet vazhdimisht.
"Aktualisht, KFOR-i ka rreth 4.700 ushtarë. Ajo që do të bëjmë është të kthehemi në nivelin para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do ta shihni KFOR-in me 3.000 ose 3.500 ushtarë. Mendoj se kjo pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë, ndërsa misioni i KFOR-it, natyrisht, mbetet absolutisht i fokusuar në misionin e tij kryesor", potencoi Rute.
Në vitin 2023, për shkak të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, NATO vendosi pothuajse një mijë ushtarë shtesë.
NATO dhe KFOR-i mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë, potencoi komandanti Suprem i forcave aleate për Evropën. Ky angazhim ka çuar në rritjen e stabilitetit, ndërsa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë një mundësi për të optimizuar madhësinë dhe vendosjen e KFOR-it, potencoi komandanti Suprem i forcave aleate për Evropën, gjenerali i forcave ajrore të SHBA-së, Aleksus Grinkeviç. rq/
Foto: akivi i MIA-s