• e hënë, 17 nëntor 2025

Rute për vizitë zyrtare në Slloveni

Rute për vizitë zyrtare në Slloveni

Lubjanë, 13 tetor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot është për vizitë zyrtare në Slloveni, ku do të marrë pjesë në seancë të përbashkët të Asamblesë parlamentare të Aleancës në Lubjanë.

Më vonë është paraparë takim me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Gollub pranë Kranjit, me të cilin do të bisedojë për situatën në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Rutes në Slloveni, pasi më 1 tetor të vitit 2024 e ka ndërmarrë funksionin sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Sllovenia është vend-anëtar i Aleancës prej 29 marsit të vitit 2024.

Rute do të ketë takime edhe me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe me kryetaren e Parlamentit, Urshka Kllalloçar Zupançiç.

Në seancën e Asamblesë parlamentare të NATO-s përmes videolidhjes do të kyçet edhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Seanca e Asamblesë parlamentare të NATO-s vjen disa muaj pas takimit kyç në Hagë, ku me shefat e shteteve u pajtuan t'i rrisin investimet në mbrojtje në pesë për qind nga bruto prodhimi i vendit deri në vitin 2035. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR