• e martë, 17 nëntor 2026

Rute: Aleatët vitin e kaluar i kanë ndarë më shumë se 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Rute: Aleatët vitin e kaluar i kanë ndarë më shumë se 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Bruksel, 9 shtator 2026 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se aleatët kanë ndarë më shumë se 10 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe armatimet e saj. 

Rutte mori pjesë në një takim të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të bashkëkryesuar nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Ai mbështeti ndarjet e reja për frontin ukrainas.

Sipas tij, kjo shumë përfshin 3,5 miliardë dollarë nga huaja e BE-së për të mbështetur Ukrainën, që është vlerësuar si një "shenjë" e bashkëpunimit midis BE-së dhe NATO-s dhe një shembull tjetër i rolit të shtuar të Evropës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR