• e mërkurë, 14 tetor 2026

Rusia kreu një sulm të koordinuar ndaj objekteve të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas në Kiev

Rusia kreu një sulm të koordinuar ndaj objekteve të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas në Kiev

Moskë, 8 korrik 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes ruse mëngjesin e sotëm kumtoi se armata kishte kryer një "sulm të koordinuar duke përdorur armë tokësore precize ndaj objekteve të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas që ndodhet në qytetin e Kievit".

Kryetari i Kievit, Vitalij Kliçko, publikoi në rrjetet sociale se disa persona ishin plagosur në sulmet ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes ruse deklaroi se objektivi i sulmit ishte një fabrikë e kompanisë "Samsung Ukrainë" në të cilën, sipas pretendimeve ruse, "prodhoheshin dhe ruheshin komponentë për raketat Flamingo", si dhe një punishte për montimin e dronëve me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi.

Autoritetet ukrainase ende nuk i kanë konfirmuar akuzat e tilla.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR