• e mërkurë, 16 shtator 2026

Rusia ka ndërtuar 10 baza ushtarake për dronë përgjatë kufijve me Ukrainën dhe Bjellorisinë, publikoi "Telegraf"

Rusia ka ndërtuar 10 baza ushtarake për dronë përgjatë kufijve me Ukrainën dhe Bjellorisinë, publikoi

Londër, 17 gusht 2026 (MIA) - Rusia ka ndërtuar dhjetë baza sekrete pranë kufijve të saj perëndimorë, të cilat planifikon t’i përdorë për të kryer sulme me dronë reaktivë ndaj objektivave në Ukrainë dhe potencialisht ndaj vendeve-anëtare të NATO-s, tregon hetimi i gazetës britanike "Telegraf".

Bazuar në dokumente të rrjedhura dhe analizë të imazheve satelitore, gazeta identifikoi të paktën 59 platforma lëshimi - katapulta mekanike të përdorura për të lëshuar dronë me krahë fiks në vend të një piste tradicionale - të vendosura përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe Ukrainën, raporton Ukrinform.

Një pjesë e këtyre qendrave janë shndërruar nga ish-baza ushtarake dhe aeroporte civile, ndërsa vende shtesë lëshimi janë ndërtuar nga e para në zonat rurale. Të dhënat nga burimet e hapura tregojnë se shtatë nga dhjetë objektet e identifikuara ishin tashmë aktive gjatë disa prej sulmeve të fundit në Kiev.

Sipas hulumtimit, Moska po modernizon me shpejtësi versionet e saj të dronit iranian "Shahed" - i njohur më mirë si "Geran-4" dhe "Geran-5" - duke vendosur variante më të reja, me motor reaktiv me shpejtësi të lartë, me koka bërthamore që peshojnë deri në 90 kilogramë, të afta të godasin objektiva në një distancë prej pothuajse 1.000 kilometrash.

Analistët ushtarakë paralajmërojnë se kjo teknologji që po zhvillohet me shpejtësi mund të drejtohet edhe drejt Evropës në rast të një përshkallëzimi, pasi vendndodhja e disa prej bazave u lejon dronëve më të fuqishëm rusë të arrijnë në Varshavë, kurse sipas grafikut të "Telegraf", kjo rreze përfshin edhe pjesën lindore të Maqedonisë.

Megjithatë, gazeta thekson se për momentin nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta se Moska po përgatit një sulm të menjëhershëm ndaj Varshavës ose një anëtari tjetër të Aleancës, por se rrjeti po përdoret për të ruajtur një kërcënim të vazhdueshëm për NATO-n. mb/

Foto: Printskrin Telegraf

QËNDRONI TË LIDHUR