• e mërkurë, 10 qershor 2026

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 205 pengje lufte

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 205 pengje lufte

Kiev, 15 maj 2026 (MIA) – Rusia dhe Ukraina sot shkëmbyen nga 205 pengje lufte, njoftuan autoritetet ruse. 

“Rusia ktheu 205 të pengje të saja nga territori i Ukrainës, ndërsa si kthim 205 të pengje lufte të forcave të armatosura të Ukrainës janë transferuar në Ukrainë”, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. 

Ushtarët rus për momentin gjenden në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë të nevojshme psikologjike dhe medicinale. Pas përfundimit të kontrolleve të para, ata do të kthehen në Rusi në mjekim dhe rehabilitim të mëtutjeshëm, bën të ditur agjencia ruse. 

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në këtë operacion humanitar vepruan si ndërmjetës në shkëmbimin ndërmjet dy palëve në luftë. 

Shkëmbimi paraprak i pengjeve të luftës ishte kryer më 24 prill, kur ishin shkëmbyer nga 193 persona nga të dyja anët. fc/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR