• e shtunë, 14 nëntor 2026

Rusia bombardoi Ukrainën me sulme të kombinuara në ditëlindjen e Putinit

Rusia bombardoi Ukrainën me sulme të kombinuara në ditëlindjen e Putinit

Kiev, 7 tetor 2026 (MIA) - Rusia sot kreu një sulm të kombinuar masiv ndaj Ukrainës, duke përdorur raketa balistike, raketa kruiz dhe dronë luftarakë, me rastin e ditëlindjes së presidentit rus Vladimir Putin, transmetoi DPA. 

Ukraina raportoi shumë të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe dëme të rënda pas sulmit.

Në qytetin verior të Prilukit, të paktën 18 persona u vranë, ndërsa 55 të tjerë u lënduan kur raketat goditën një ndërtesë pesëkatëshe, kumtuan policia rajonale e Çernihivit. Autoritetet kanë frikë se mund të ketë ende njerëz të bllokuar nën rrënojat në qytet, i cili ndodhet rreth 120 kilometra në lindje të Kievit.

Prefekti i Kievit, Vitalij Klitçko, sot pasdite raportoi të paktën dy të vdekur. Ai tha se trupat u gjetën nën rrënojat e garazheve në lagjen lindore Darnica. Dy persona të tjerë u shpëtuan gjallë.

Në rajonin e Obollonit u goditën ndërtesa të pabanueshme, ndërsa depot u goditën në zonën e Podilit, tha Kliçko. Detaje të tilla mbahen qëllimisht të paqarta.

Qytetet industriale të Dnjepër, Kremençukut dhe Zaporozhje gjithashtu thuhet se iu nënshtruan granatimeve të rënda.

Në Kremençuk, 34 persona u raportuan të lënduar pas një sulmi me dronë rusë.

Në rajonin qendror të Kirovohradit, autoritetet kumtuan se dy persona humbën jetën në një sulm ndaj një objekti, pa dhënë detaje të mëtejshme për të. Sipas raportimeve, tre persona u lënduan në këtë incident.

Viktima u raportuan edhe në qytetin Oleksandria, në Ukrainën qendrore.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se në sulm u përdorën 70 raketa balistike dhe raketa kruiz. Forcat Ajrore të Ukrainës kumtuan se 39 prej tyre u interceptuan.

Zelenski shkroi në X se një nga objektivat kryesore të sulmeve ishte infrastruktura energjetike e Ukrainës. Ukrainasit janë të shqetësuar se Rusia synon të ndërpresë furnizimin me energji para dimrit të ardhshëm.

Armata ruse kumtoi se ka kryer sulme të synuara ndaj kapaciteteve prodhuese në pronësi të kompanisë së prodhimit të raketave dhe dronëve "Fajer Point", në Kiev dhe qytete të tjera.

„Sot, si ‘dhuratë’ për ditëlindjen e Putinit, armata ruse shkatërroi një ndërtesë banimi në Prilukia, në rajonin e Çernigovit“, shkroi Zelenski në X.

Putin sot mbushi 74 vjeç.

Autoritetet ukrainase ishin përgatitur për një sulm të madh, pasi Zelenski mbrëmë lëshoi një paralajmërim.

Ukraina po mbrohet nga pushtimi rus që prej shkurtit të vitit 2022. Zelenski foli për kundërsulme ndaj kapaciteteve ruse të naftës dhe objektivave të tjera në Perm, Samara dhe Astrakhan. Ai publikoi gjithashtu në X një video ku shihet një cisternë nafte në Detin e Zi, pranë bregdetit të Soçit, e cila djegur një ditë më parë.

Foto: Shërbimi për situata emegjente të Ukrainës

QËNDRONI TË LIDHUR