• e hënë, 26 gusht 2024

Rusët e sulmuan rajonin përreth Kievit, ukrainasit i sulmuan Saratovin dhe Engelsin rus

Rusët e sulmuan rajonin përreth Kievit, ukrainasit i sulmuan Saratovin  dhe Engelsin rus

 Kiev, 26 gusht 2024 (MIA) - Rreth dhjetëra  dronë janë shkatërruar sot derisa po i afroheshin qytetit në rajonin rreth Kievit, tha në Telegram Serhij Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit.

 Ai shtoi se vlerësimi i intesitetit të sulmit do të dihet gjatë ditës së sotme.

 Pjesa më e madhe e Ukrainës qendrore dhe lindore rreth orës 2:20 ishte nën një paralajmërim për sulm ajror.

 Në të njëjtën kohë, mbeturinat nga dronët e shkatërruar të lëshuar nga Ukraina që synonin rajonin rus të Saratovit kanë dëmtuar disa shtëpi në qytetet Saratov dhe Engels, bëri të ditur sot guvernatori i rajonit i cili ndodhet disa qindra kilometra në juglindje të Moskës.

 Të gjitha shërbimet për raste urgjente  janë dërguar në vendngjarje, theksoi guvernatori i Rostovit, Roman Busargin.

 

QËNDRONI TË LIDHUR