• e enjte, 10 korrik 2025

Rubio: Nuk kemi asnjë lidhje me sulmin, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme

Rubio: Nuk kemi asnjë lidhje me sulmin, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme

Uashington, 13 qershor 2025 (MIA) - Sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, sot deklaroi se vendi në asnjë mënyrë nuk është i lidhur me sulmin e Izraelit ndaj objektivave në Iran dhe se Izraeli ndërmori veprime të njëanshme.

“Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, publikoi Si-En-En. 

Siç tha, Izraeli e ka informuar SHBA-në se ky veprim ishte i nevojshëm për vetëmbrojtje.

“Presidenti Tramp dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe për të mbetur në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Më lejoni të jem i qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin amerikan”, tha Rubio.

Izraeli sulmoi Teheranin dhe qytete të tjera iraniane gjatë natës, duke shpjeguar se bëhet fjalë për "sulme parandaluese". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR