Rubio: Islanda është kyç për sigurinë rajonale
- Islanda është një bazë kyçe sigurie mes tensioneve të larta në rajon, deklaroi sot Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, gjatë vizitës në Reikjavik.
- Post By Fami Bajrami
- 16:37, 6 tetor, 2026
Reikjavik, 6 tetor 2026 (MIA) – Islanda është një bazë kyçe sigurie mes tensioneve të larta në rajon, deklaroi sot Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, gjatë vizitës në Reikjavik.
"Islanda i ka dhënë ushtrisë amerikane mundësinë të demonstrojë forcë dhe përmes bashkëpunimit të përbashkët, duke përdorur tokën, hapësirën ajrore dhe ujërat tuaja, na ka siguruar një bazë kyçe për të monitoruar aktivitetet e fshehta dhe për të penguar kundërshtarët të ndërhyjnë në territorin tuaj sovran dhe në territorin e aleatëve tanë të ndërsjellë", ka thënë Rubio.
Ai deklaroi se është e rëndësishme që SHBA-të dhe Islanda të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në siguri, sepse kërcënimet ndaj rajonit nuk kufizohen vetëm në rreziqet ushtarake, por përfshijnë edhe presionin ekonomik.
Rubio, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare midis SHBA-së dhe Islandës, theksoi se "epoka e marrëveshjeve të tregtisë së lirë nuk ka gjasa të vazhdojë në të ardhmen e afërt". Ai shtoi se SHBA nuk do të nënshkruajë marrëveshje të reja të tregtisë së lirë me Islandën ose vende të tjera.
Shefja e diplomacisë islandeze, Torgerdur Katrin Gunarsdotir theksoi se Islanda ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në dhe se Reikjaviku dëshiron të vazhdojë t'i zhvillojë ato.
Foto: EPA