• e hënë, 16 nëntor 2026

Ronaldo u largua nga kombëtarja portugeze dhe udhëtoi për në Madrid

Ronaldo u largua nga kombëtarja portugeze dhe udhëtoi për në Madrid

Kopenhagë, 1 tetor 2026 (MIA) - Sulmuesi i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo u kthye në Madrid nga Kopenhaga me aeroplan privat mbrëmë rreth orës 2 sipas kohës lokale, njoftoi insajderi Fabricio Romano në "X".

Paraprakisht, përzgjedhësi i kombëtares portugeze, Zhorzhe Zhesus në konferencë për shtyp publikoi se Ronaldo do të mungojë në ndeshjen kundër Danimarëkës, të caktuar për sonte në ora 20:45.

Sulmuesi më pas e publikoi vendimin e tij për t'u larguar nga kombëtarja portugeze dhe premtoi se do t'i zbulojë shkaqet për largimin e tij në kohën e duhur. Zhesus dhe kryetari i Federatës portugeze të futbollit, Pedro Proensa, tentuan ta bindnin sulmuesin 41-vjeçar portugez të mendojë për të qëndruar në aeroportin e Kopenhagës, por u refuzuan.

Ronaldo luajti në 234 ndeshje për Portugalinë, duke shënuar 146 gola. Ai e udhëhoqi ekipin kombëtar drejt trofeut në Kampionatit evropian 2016 dhe dy titujve në Ligën e Kombeve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR