Romano: Murinjo dhe Reali kanë arritur marrëveshje
- Zhoze Murinjo do të emërohet trajner i ri i Real Madridit, raporton gazetari Fabricio Romano.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:40, 18 maj, 2026
Madrid, 18 maj 2026 (MIA) - Zhoze Murinjo do të emërohet trajner i ri i Real Madridit, raporton gazetari Fabricio Romano.
Sipas Romanos, ty dyja palët kanë arritur marrëveshje për kushtet e një kontrate dyvjeçare. Trajneri 63 vjeçar thuhet se do të mbërrijë në Madrit pas ndeshjes së xhiros së fundit të 38-të të La Ligës, mes Real Madridit dhe Atletiko Bilbaos, e cila do të zhvillohet më 23 maj.
Murinjo më herët e ka drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013. Nën drejtimin e trajnerit portugez, skuadra madrilene fitoi një herë La Ligën, Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës.
Pas largimit nga Real Madridi, Murinjë ka punuar me Çelsin, Mançester Junajtedin, Tontenhemin, Romën, Fenerbahçen dhe Benfikan. qa/
Foto: EPA