Rodri ka marrë leje të udhëtojë në Barcelonë për ta kompletuar transferin në klubin katalanas
- Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri ka marrë leje që sot të udhëtojë në Barcelonë për ta kompletuar transferin e tij në klubin katalanas, njoftoi insajderi Fabricio Romano.
- Post By Besnik Shuki
- 08:29, 17 gusht, 2026
Mançester, 17 gusht 2026 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri ka marrë leje që sot të udhëtojë në Barcelonë për ta kompletuar transferin e tij në klubin katalanas, njoftoi insajderi Fabricio Romano.
Barcelona ka caktuar kontrollet mjekësore për spanjollin 30-vjeçar, i cili duhet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare këtë javë.
Pritet që kontrata të jetë me vlerë prej 60 milionë euro, me honorar fiks dhe 16 milinë euro në bonuse.
Rodri është në Mançester nga viti 2019, ndërsa kontrata e tij vlen deri më 30 qershor të vitit 2027.
"Transfermarket" e vlerëson spanjollin në 55 milionë euro. bsh/
Foto: EPA