• e shtunë, 08 nëntor 2025

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut nikoqir i Kazakistanit në ndeshjen e parafundit kualifikuese për KB 2026

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut nikoqir i Kazakistanit në ndeshjen e parafundit kualifikuese për KB 2026

Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Në Arenën kombëtare "Todor Proeski" në Shkup sonte prej orës 20:45, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll do të jetë nikoqir i Kazakistanit.

Kjo ndeshje është e parafundit për të dy seleksionet në kualifikimet për Kampionatin botëror 2026.

Në grupin J, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut është lider me 12 pikë, Belgjika ka 11 dhe një ndeshje më pak, Uellsi është i treti me 10, po ashtu me një ndeshje më pak, Kazakistani ka gjashtë pikë, ndërsa Lihteshtajni është i fundit me zero pikë. bsh/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR