Reali nuk arriti ta fitojë Al-Hilal në debutimin e Alonsos
- Real Madrid mbrëmë në Majami barazoi me Al-Hilal në xhiron e parë të fazës në grupe në Kampionatin botëror të klubeve - 1:1.

Majami, 19 qershor 2025 (MIA) - Real Madrid mbrëmë në Majami barazoi me Al-Hilal në xhiron e parë të fazës në grupe në Kampionatin botëror të klubeve - 1:1.
Në minutën e 34-të rezultatin e hapi Gozalo Garsia. Ekipi saudit barazoi shtatë minuta më vonë, Ruben Naves shënoi nga pika e bardhë.
Në minutën 90+2 Federikao Valverde mundi t'ia sillte fitoren Real Madridit, por nuk e shënoi penalltinë. Goditjen e uruguajasit e mbrojti mbrojtësi i Al Hilal, Jasin Bunu.
Real e ka luajtur ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Çavi Alonso. Në ekip debutuan edhe mbrojtësit Din hejsen dhe Trent Aleksander-Arnold. mb/
Foto: EPA