Real Mdridi arrin fitoren e parë në Euroligë
- Basketbollistët e Real Madridit arritën fitoren e parë mbrëmë në një duel nga raundi i katërt i Euroligës pasi mposhtën Partizanin e Beogradit në terrenin e vendit me rezultatin 86:76. Avantazhi në pjesën e parë për "klubin mbretëror" 53:37 ishte vendimtar për triumfin.
- Post By Sara Ademi
- 09:24, 9 tetor, 2026
Madrid, 9 tetor 2026 (MIA) - Basketbollistët e Real Madridit arritën fitoren e parë mbrëmë në një duel nga raundi i katërt i Euroligës pasi mposhtën Partizanin e Beogradit në terrenin e vendit me rezultatin 86:76. Avantazhi në pjesën e parë për "klubin mbretëror" 53:37 ishte vendimtar për triumfin.
Në duelet e tjera të luajtura mbrëmë me një efekt maksimal vazhdojnë: Panatinaikos dhe valensia, të cilat kanë nga katër fitore.
Rezultatet e dueleve të luajtura mbrëmë: Dubai-Ylli i Kuq 58:77, Makabi – Milano 97:79, Baern – Virtus 87:94, Panatinaikos – Fenerbahçe 92:74 dhe Valensia – Hapoel 92:83.
Sonte luajnë: Olimpiakos-Anadolu Efes, Barcelona-Zhalgiris dhe Baskonia-Beshiktash. sa/
Foto: EPA