• e mërkurë, 22 korrik 2026

Rama akuzoi se pas protestave për "Zvërnecin" qëndron Irani

Rama akuzoi se pas protestave për

Tiranë, 5 qershor 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në pyetje të gazetarëve në lidhje me protestat për "Zvërnecin", tha se nuk bëhet fjalë për çështje ekologjike, por për "luftë hibride".

Sipas tij, pas protestave qëndrojnë elemente iranianë, të cilat, siç deklaroi ai, kanë qenë të përfshirë në sulme të ngjashme.

"Këtu nuk bëhet fjalë për çështje ekologjike, por për luftë hibride. Pas protestave qëndrojnë iranianët, të cilët ishin përfshirë edhe në sulme tjera", shtoi ai.

Kryeministri shtoi se në këtë moment nuk ka asgjë për të diskutuar për këtë çështje, pasi, sipas tij, nuk ka projekt të miratuar dhe se videot e shfaqura janë të rreme.

"Projekti në Zvërnec nuk është ai për të cilin po flitet. Ju patë video të rreme nga Tirana...Nuk ka asgjë për të diskutuar, sepse nuk ka projekt të miratuar", theksoi Rama.

Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët po fitojnë mbështetje gjithnjë e më të madhe, do të mbajnë sonte protestën e tyre të gjashtë radhazi kundër projektit për ndërtimin e resortit luksoz, i cili lidhet me Xhared Kushnerin, dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Qeveria shqiptare në shtator të vitit 2022 i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas një serie sulmesh kibernetike në sistemet e institucioneve shtetërore. bsh/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR