Rada Supreme e pranoi dorëheqjen e kryeministres Sviridenko dhe qeverisë
- – Rada Supreme ukrainase e pranoi dorëheqjen e kryeministres Julija Sviridenko dhe qeverisë. Dorëheqja ishte miratuar me 258 vota “për” dhe 226 vota “kundër”.
- Post By Fitore Curri
- 16:54, 14 korrik, 2026
Kiev, 14 korrik 2026 (MIA) – Rada Supreme ukrainase e pranoi dorëheqjen e kryeministres Julija Sviridenko dhe qeverisë. Dorëheqja ishte miratuar me 258 vota “për” dhe 226 vota “kundër”.
Sviridenko në fjalimin e saj para parlamentit i falënderoi deputetët dhe shërbimet qeveritare për bashkëpunimin e tyre gjatë vitit të kaluar, presidentin Volodomir Zelenski, popullin ukrainas për besimin dhe punën e tyre të palodhshme dhe armatën ukrainase për mbrojtjen e Ukrainës.
Zelenski para dy ditëve propozoi ndërrimin e kryeministres Sviridenko, me sqarimin se Ukraina “e ndryshon strategjinë e saj politike”. Sviridenko po të njëjtën ditë dha dorëheqje.
Ish ministrja e Ekonomisë, Sviridenko (39) ishte emëruar kryeministre në korrik të vitit 2025, pasi luajti rol kryesor në sigurimin e marrëveshjes për minerale të rralla ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së, si mënyrë e rëndësishme për lidhje të interesave amerikane me sigurinë ukrainase. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s