• e martë, 17 nëntor 2026

QMK-ja shënon 21 vjetorin e themelimit

QMK-ja shënon 21 vjetorin e themelimit

Shkup, 5 tetor 2026 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) sot shënon 21 vjet nga themelimi i saj, duke shënuar më shumë se dy dekada përkushtimi, përgjegjësie dhe zhvillimi të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve. 

Nga viti 2005 deri më sot, QMK-ja ka përfaqësuar një hallkë të rëndësishme në sistemin kombëtar të menaxhimit të krizave, me një rol kyç në parandalimin, paralajmërimin e hershëm, koordinimin dhe veprimin në kohë në situata krize dhe emergjencash.

"Gjatë viteve, jemi zhvilluar dhe modernizuar, duke ndjekur sfidat bashkëkohore dhe nevojën për një reagim më të shpejtë dhe më efikas. Vendosjen dhe zhvillimin e numrit të vetëm evropian të emergjencës 112 përfaqëson një nga hapat më të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e sigurisë së qytetarëve", theksojnë nga QMK-ja.

Nga Qendra potencojnë se në të ardhmen, me përvojë, përkushtim dhe përgjegjësi, ata do të vazhdojnë të ndërtojnë një sistem modern dhe efikas - gjithmonë të gatshëm për t'iu përgjigjur kur është më e nevojshme.

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR