• e martë, 18 gusht 2026

QMK: Nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit

QMK: Nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Shkup, 12 korrik 2026 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza informoi se deri në orën 13 nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll dhe dy janë shuar.

Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll është zjarri në deponinë e qytetit në Shtip, ndërsa janë shuar zjarret afër fshatit Ularci në komunën Çeshinovë - Obleshevë dhe mes fshatrave Dedeli dhe Sobri në komunën e Vallandovës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR