QMK: Nëntë zjarre në hapësira të hapura, pesë prej të cilave janë aktive
- Në territorin e vendit deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura, pesë nga të cilat janë aktive, një është nën kontroll dhe tre janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Melahat Baftija
- 15:21, 9 gusht, 2026
Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Në territorin e vendit deri në orën 13:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura, pesë nga të cilat janë aktive, një është nën kontroll dhe tre janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarre aktive ka në fshatin Lisiçe e Epërme, Komuna e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, lisa dhe misër, në autostradën Shkup-Veles përballë PB "Makpetroll" në Komunën e Ilindenit, ku digjet bimësi e ulët, në fshatin Turnovë, Komuna e Bosilovës, digjet kashtë, në një deponi në dalje nga Kriva Pallanka dhe në fshatin Simnicë, Komuna e Gostivarit, ku digjet bimësi e ulët, kashtë dhe shkurre.
Zjarri në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët, është vënë nën kontroll.
Janë shuar zjarret në fshatin Gërçec, Komuna e Sarajit, në Varrezat e reja të qytetit në Prilep dhe në fshatin Cirvivci, Komuna e Kërçovës. mb/
Foto: MIA